This website is under development!

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, si një institucion i rëndësishëm, i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm është themeluar me miratimin Ligjit për Efiçiencën e Energjisë (Nr. 06 / L-079), për të arritur objektivat e Republikës së Kosovës në Efiçiencën e Energjisë për të nxitur, mbështetur dhe zbatuar masa të efiçiencës së energjisë, si dhe për të tërhequr dhe menaxhuar burime financiare në mënyrë që të financojë dhe zbatojë projekte investive në fushën e efiçiencës së energjisë në mënyrë të qëndrueshme.

Kosovski fond za energetsku efikasnost, kao važan nezavisni, autonomni i održivi entitet, osnovan je donošenjem Zakona br. 06/L-079 o energetskoj efikasnosti, kako bi se postigli ciljevi Republike Kosovo u energetskoj efikasnosti, promovišući, podržavajući i sprovođenje mera energetske efikasnosti, kao i privlačenje i upravljanje finansijskim resursima u cilju finansiranja i realizacije investicionih projekata u oblasti energetske efikasnosti na održiv način.

The Kosovo Energy Efficiency Fund, as an important independent, autonomous and sustainable entity has been established by passing Law No. 06/L-079 on Energy Efficiency, to achieve the objectives of the Republic of Kosovo in the Energy Efficiency by promoting, supporting and implementing Energy Efficiency measures, as well as attracting and managing financial resources in order to finance and implement investment projects in the area of Energy Efficiency in a sustainable manner.

KONKURS

Republika e Kosovës - Republika Kosova - Republic of Kosovo

 

FONDI I KOSOVËS PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË - KOSOVSKI FOND ZA ENERGETSKU EFIKASNOST KOSOVO ENERGY EFFICIENCY FUND

Organizata: Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE)

Data e shpalljes së konkursit: 07 shkurt 2020

Data/ora e mbylljes: 21 shkurt 2020, 16:00. (Koha lokale)

Rrethanat organizative:

Me miratimin e Ligjit Nr. 06/L-079 për Efiçiencë të Energjisë  (LEE), Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) është themeluar si entitet i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm, në mbështetje të objektivave të politikës për Efiçiencë të Energjisë së Republikës së Kosovës, duke promovuar, mbështetur dhe zbatuar masat e efiçiencës së energjisë, si dhe duke tërhequr dhe menaxhuar burimet financiare në mënyrë që të financojë dhe zbatojë projekte investimesh në fushën e Efiçiencës së Energjisë në një mënyrë të qëndrueshme. Selia e FKEE-së është vendosur në Prishtinë.

Zhvillimi i procedurave do të bëhet nga komisioni i themeluar për këtë qëllim nga Drejtori Menaxhues kurse Bordi i Drejtorëve vendos për Logon sipas vendimit Nr. 18 të datës. 23.12.2019.

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, shpall konkurs dhe u bën thirrje gjithë të interesuarve, që të paraqesin idetë e tyre kreative duke qene pjesë e garës për dizajnimin e Logos, së FKEE-së.

Logoja duhet që të plotësojë kërkesat kryesore:

·      Të jetë kuptimplotë dhe të shprehë funksionin, mandatin dhe detyrat e FKEE-së

·      Të jetë unike

·      Të jetë bashkëkohore

·      Të kuptohet lehtësisht

·      Të përçoj mesazh të qartë

·      Të jetë e dallueshme, që i reziston kohës

·      Të jetë e lehtë për tu mbajtur në mend

·      Të jetë lehtë e përshtatshme në dokumente fizike dhe në paraqitje elektronike/internet

·      Te jetë e qartë në madhësi të ndryshme, të vogla (vizitkarta) apo të mëdha (billboard)

·      Të jetë në përputhje me kërkesa e legjislacionit në Kosovë

Kushtet e pjesëmarrjes:

Konkursi është i natyrës garuese dhe përzgjedhja e tyre do të shpërblehet sikurse në vijim:

 

1.     Një mijë (1000) euro për logon që merr vendin e parë;

2.     Treqind (300) euro për të logon që merr vendin e dytë;

3.     Dyqind (200) euro për logon që merr vendin e tretë;

 

Dizajnet duhet të punohen në programe të specializuara për dizajn dhe disa programe te ndryshme.

Llogot konkurruese duhet të dërgohen në adresën elektronike info@fkee-rks.net dhe në CD bashkë me shpjegimet përkatëse. Autorët do të kontaktohen pas seleksionimit nga Komisioni.

 

Për më shumë informata mund të vizitohet webfaqja: www.fkee-rks.net