Drenasi është komuna e radhës që do të përfitojë nga pakoja e re e investimeve në masat e efiçiencës së energjisë. Në takim me kryetarin e komunës së Drenasit z.Ramiz Lladrovci janë nënshkruar pesë (5) marrëveshje për shërbime energjetike për pesë (5) objekte: Shkolla “Migjeni”, Shkolla “Shote Galica”, Shkolla “24 Korriku”, “Shaban Polluzha”. Shkolla si dhe Qendra e Shëndetit Familjar në fshatin Nekoc.

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë do të investojë më shumë se 645 mijë euro në renovimin e këtyre objekteve me masa efikase: termoizolimi i mbështjellësit të objektit (izolimi i mureve, izolimi efikas i dritareve dhe çatisë), zëvendësimi i bojlerit ekzistues me atë efikas. pastrimin e rrjetit të tubacioneve, vendosjen e valvulave termostatike dinamike që sigurojnë temperatura të brendshme sipas normave të kërkuara, si dhe punimet elektrike që përfshijnë ndryshimin e trupave të ndriçimit joefikas në efiçent (LED).

Ky investim mbështetet dhe financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Banka Botërore dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.