FKEE do të realizojë implementimin e masave të efiçiencës në ndërtesat e banimit social, me 90% të financimit të këtij projekti. Janë 19 komuna me 29 ndërtesa dhe rreth 700 familje që do të përfitojnë nga ky projekt madhor. Buxheti prej 10 milionë euro për jetësimin e këtij projekti, është dhënë nga Bashkimi Evropian përmes Qeverisë së Republikës së Kosovës.