Nën organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës është mbajtur trajnimi dyditor me Menaxherët dhe Zyrtarët Komunal për Energji të Komunave të Kosovës.

I pranishëm në hapje të punëtorisë ishte Drejtori Menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiҫiencë të Energjisë Z. Ahmet Ismaili, i cili ju drejtua të pranishmëve se bashku me Drejtorin Ekzekutiv të Asocicacionin e Komunave të Kosovës – Z. Sazan Ibrahimi, me ç’rast u dakoduan për thellim të bashkëpunimit me komunat.

Në këtë punëtori e mbështetur nga GIZ, u diskutua edhe rreth planeve për të ardhmen në sektorin e efiҫiencës së energjisë, me fokus në sektorin rezidencial, si dhe u dhanë sugjerime nga kolegjiumi përkatës.

Komunat janë partnerë të rëndësishëm të FKEE, ku po zhvillohen një sërë projektesh të masave efiçience, përmbyllja e suksesshme e një pjesë të tyre do të bëhet në muajt në vijim.

Fondi i Kosovës për Eficiencë të Energjisë (FKEE) sot ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Fondacionin Mijëvjecar të Kosovës (MFK). Qëllimi i këtij memorandumi është të vendosë parimet e bashkëpunimit ndërmjet MFK-së dhe FKEE-së, me fokus primar në transferimin e njohurive dhe mjeteve që lidhen me zbatimin e rinovimit të EE-së në sektorin rezidencial në FKEE.

MFK dhe FKEE kanë shprehur gatishmërinë dhe interesin e tyre të ndërsjellë për të bashkëpunuar në sigurimin e qëndrueshmërisë së operacioneve të ardhshme të efiçiencës së energjisë (“EE”) në sektorin rezidencial përmes përfshirjes së FKEE-së si Subjekti Zbatues (“SZ”) kur rinovimet EE zbatohen në shkallë të gjerë.

Kanë nisur punimet në objektet e para të përzgjedhura të PKEE për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë. Përfitues të këtij projekti janë objektet në pronësi të komunave të cilat kanë aplikuar në thirrjet publike të FKEE-së për përmirësimin e efiçiencës së energjisë në ndërtesat e tyre publike dhe në sistemet e ndriçimit të rrugëve. Kapitali prej 15 milion eur do të përdoret për financimin e këtyre masave në insfrastrukturën publike komunale, përkatësisht në shkolla, qendra të kujdesit shëndetësor dhe të gjitha ndërtesat që administrohen nga Komunat e Kosovës. Projekti mbështetet nga Banka Botërore, Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë tashmë ka nënshkruar gjithsej 73 Marrëveshje për Shërbime të Energjisë me 22 Komuna të Republikës së Kosovës.

Përmes këtyre marrëveshjeve, në aplikimin e masave të eficiencës do të përfitojnë: objekte komunale, shkolla fillore dhe të mesme, qendra të mjekësisë familjare, objekte të zjarrëfikësve, qendra kulturore, institucione parashkollore, salla të sportit dhe ndriçime publike.

Shuma totale e këtyre investimeve është mbi 10mil eur, ndërsa së shpejti do të fillojnë edhe punimet nëpër objektet përfituese të projektit.