Ardita Haxhiaj

Drejtoria e Financave

  • ardita.haxhiaj@fkee-rks.net

Ardita Haxhiaj ju bashkua FKEE-së në pozitën e Drejtoreshës së Financave që nga muaji janar 2024, me një përvojë të pasur dhe gjithëpërfshirëse në sektorin publik. Ka afro 13 vite përvojë pune profesionale, në pozita të rëndësishme në institucionet kyçe publike, si Thesarin e Kosovës dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit. Haxhiaj është kontabiliste e certifikuar, auditore e brendshme e sektorit publik dhe trajnere për menaxhim financiar dhe kontroll. Mban titullin master për financa dhe kontabilitet, dhe ka ndjekur një sërë trajnimesh profesionale.