Drejtori Menaxhues i KEEF z. Admir Shala në takimin e zhvilluar me Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani dhe Zëvendës Presidentja znj. Arbërie Nagavci informoi për punën, projektet dhe planet e KEEF.

Znj. Osmani shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetjen e saj për Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. Pas komunave, interesimi për mbështetje është shprehur edhe institucioni më i lartë në vendin tonë, duke dëshmuar se Kosova është e përkushtuar për ruajtjen e energjisë dhe mjedisit.