Përurohen investimet në masat e efiçiencës së energjisë në Sallën e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj.

Me praninë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Z. Kurti dhe Ministres Znj. Rizvanolli, Kryetarit të Komunës Z. Aliu, Drejtorit Menaxhues të FKEE Z. Ismaili, dhe përfaqësuesve te Donatoreve Z. Paolucci nga Banka Botërore, si dhe Z. Bianchardi nga Bashkimit Evropian, u inaugurua projekti në sallën e Sallën e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj.

Investim është realizuar nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë te Energjisë, në vlerë prej afër 490 mijë euro është, përmes një bashkëpunimit me Komunën e Ferizaj, financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Banka Botërore dhe Bashkimi Evropian.

Ky është ndër projektet me komplekse për nga arkitektura por edhe njëkohësisht kombinimin e masave të efiçiencës së energjisë, që kanë përveç synimit të kursimit të energjisë e vlerësuar 52% e konsumit bazë, duke ndikuar pozitivisht në ambient, ne kushtet dhe mirëqenien për sportistët për dashamirët e sportit dhe kulturës në qytetin e Ferizajt.

Masat e efiçiencës së energjisë te zbatuara janë: izolimi termik i kulmit, instalimi i kolektorëve të rrafshët solar (sipërfaqja totale 38.4m2) për ngrohjen e ujit sanitar, izolimi i jashtëm termik te mureve, zëvendësimin e dritareve dhe dyerve të vjetra me të reja efiçiente, instalimin e dy kaldajave te reja me biomasë/pelet për ngrohje qendrore (kapaciteti 600 kW), ndërrimi i radiatorëve te vjetër dhe instalimi i radiatorëve te rinj, dhe zëvendësimi i ndriçuesve te vjetër me të reja LED (152 trupa ndriçues).

Inaugurimi i këtij projekti është realizuar ne vazhdën e projekteve që FKEE po realizon neper Komunat e Kosovës në ndërtesat publike në kuadër të mekanizmit të saj.

Bordi Drejtues i FKEE falënderon për mbështetjen Qeverinë e Republikës së Kosovës, Donatorët Bashkimin Evropian dhe Bankën Botërore, si dhe Komunat partnere, stafin, bashkëpunëtorët, partneret dhe kontraktorët për kontributin e tyre.


(Disa fotografi qe tregojnë objektin para dhe pas masave te ndërmarra, si dhe momente nga ceremonia e inaugurimit paraqiten me poshtë).