
Driton Hetemi
Drejtor Menaxhues
- driton.hetemi@fkee-rks.net
Driton Hetemi është drejtor menaxhues i FKEE që nga tetori i 2023-tës.
Hetemi ka përvojë të dëshmuar në menaxhim dhe zbatim të projekteve, duke mbajtur pozita menaxhuese për mbi një dekadë. Për 16 vjet me radhë, ka ndërtuar ekspertizë në banka dhe financa, zhvillimin e produkteve, menaxhimin e projekteve, përpunimin e të dhënave, menaxhimin e risqeve, zhvillimin e biznesit dhe relacioneve me publikun.
Krahas titullit MBA në Menaxhment të Përgjithshëm, Hetemi ka përfunduar trajnime në institucione kredibile vendase dhe ndërkombëtare, me fokus në menaxhim të burimeve njerëzore, menaxhim të mjedisit dhe financa.