Ardiana Bokshi
Drejtoria e Shërbimeve të Përgjithshme
- ardiana.bokshi@fkee-rks.net
Ardiana Bokshi është emëruar Drejtore e Shërbimeve të Përgjithshme / Zëvendësdrejtore Menaxhuese e FKEE në mars, 2024. Është ekonomiste dhe që nga viti 2006 ka punuar si Udhëheqëse e Njësisë së Administratës në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë. Ajo është anëtare themeluese dhe anëtare e Kryesisë së Shoqatës së Grave në Sektorin e Energjisë/SHGESK, e cila është themeluar me qëllim që të avancojë diversitetin gjinor përmes mentorimit, rrjetëzimit, zhvillimit të aftësive dhe vetëmenaxhimit të karrierës. Ajo ka ndjekur shumë trajnime lidhur me menaxhimin dhe promovimin e barazisë gjinore dhe gjithëpërfshirjes sociale në sektorin e energjisë.