Pas nënshkrimit të marrëveshjeve për shërbime energjetike me komunat përfituese nga pakoja e re investive, Drejtori Menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë z. Ahmet Ismaili dhe Kryetari i Komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati kanë nënshkruar katër (4) shërbime energjetike. Marrëveshjet për katër (4) objekte të komunës së Malishevës.
“Habib Zogaj” Salla e Sporteve dhe tre shkolla; “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, “Lasgush Poradeci” në Kijevë dhe “Labinot Krasniqi” në Mirushë janë objektet në të cilat do të zbatohen masat e nevojshme të efikasitetit. Kostoja e investimeve për këto projekte kap shifrën prej 1 milion euro, ndërsa nga këto investime të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë pritet që të përfitojnë drejtpërdrejt 1262 persona.