Me praninë e Drejtorit Menaxhues z. Ahmet Ismaili, Kryetarit të Komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati, Zëvendës Shefit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së z. Alessandro Bianciardi, Zëvendës Ministrit të Ekonomisë z. Getoar Mjeku, Rhedon Begolli – Specialist i lartë i Energjisë në Bankën Botërore dhe përfaqësues të tjerë të partnerëve tanë, masat për efiçiencë energjetike në vlerë prej 411,213.50 euro të investuara nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë janë inauguruar në objektin e Komunës dhe shkollën “Hamdi Berisha” në Malishevë.
Masat e efiçiencës së energjisë që janë zbatuar përfshijnë zëvendësimin e dritareve dhe dyerve të vjetra me të reja efikase, zëvendësimin e ndriçuesve joefikas me LED, vendosjen e një rrjeti të ri ngrohjeje, një kaldaje me pelet në shkollën “Hamdi Berisha”. ndërsa sistemi i ngrohjes me pompë nxehtësie në ndërtesën e Komunës.
Vlerësohet se në godinën e Bashkisë këto masa do të rezultojnë në kursim të energjisë prej rreth 55% dhe se 91 persona do të përfitojnë drejtpërdrejt nga këto investime. Ndërsa në Shkollën “Hamdi Berisha” do të rezultojë një kursim energjie prej rreth 57% dhe përfitues të drejtpërdrejtë do të jenë 1619 nxënës dhe staf të kësaj shkolle.
Falënderojmë Zyrën e BE-së, Bankën Botërore dhe Ministrinë e Ekonomisë për mbështetjen e tyre, si dhe komunën e Malishevës për bashkëpunimin.



