Kanë nisur punimet në objektet e para të përzgjedhura të PKEE për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë. Përfitues të këtij projekti janë objektet në pronësi të komunave të cilat kanë aplikuar në thirrjet publike të FKEE-së për përmirësimin e efiçiencës së energjisë në ndërtesat e tyre publike dhe në sistemet e ndriçimit të rrugëve. Kapitali prej 15 milion eur do të përdoret për financimin e këtyre masave në insfrastrukturën publike komunale, përkatësisht në shkolla, qendra të kujdesit shëndetësor dhe të gjitha ndërtesat që administrohen nga Komunat e Kosovës. Projekti mbështetet nga Banka Botërore, Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.