Me qellim të lehtësimit të aplikimit për disbursim, FKEE ka krijuar një platformë online për aplikim për disbursim në kuadër të projektit “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”.
VËMENDJE: Përfituesit të cilit tashmë kanë përfunduar punimet dhe kanë dorëzuar dokumentacionin përmes emailit, nuk kanë nevojë të ri-aplikojnë në platformë.
Linku i platformës: disbursimi.fkee-rks.net
Hapat për aplikim:
- Hapni linkun dhe plotësoni të dhënat kryesore (email dhe numrin personal).
- Ngarkoni dokumentet e kërkuara (kusht për vazhdim në hapat tjerë të procedurës).
- Në faqen e dytë, zgjedhni opsionin për faturë dhe ngarkoni dokumentet relevante. Në faqet tjera ngarko dokumentet e kërkuara (Formulari për Disbursim dhe Anekset 2 dhe 3 janë të bashkëngjitura më poshtë).
- Pasi të keni përfunduar të gjithë hapat e aplikimit, do të pranoni konfirmimin me email.
Ju lutemi përdorni vetëm këtë platformë për të përshpejtuar procesin e disbursimit. Afati i fundit për aplikim është 31.12.2024.
Për çfarëdo paqartësie apo vështirësie, na kontaktoni:
- Telefon: 0800 222 70 / +383 (0)38 223 776.
- Email: disbursimi@fkee-rks.net