Lansohet kampanja “Miqtë e Energjisë” nga INDEP dhe GIZ

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në partneritet me GIZ kanë bërë lansimin e kampanjës “Miqtë e Energjisë” për nder të Ditës Ndërkombëtare të Efiçiencës së Energjisë.

Kjo kampanjë organizohet në kuadër të projektit “Promovimi i efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtërira të energjisë në Kosovë” që ka për qëllim mbështetjen e Kosovës drejt zbatimit më të hovshëm të masave të efiçiencës së energjisë dhe arritjen e synimeve sipas Planit të Veprimit për efiçiencën e energjisë.

Drejtori ekzekutiv INDEP, Burim Ejupi tha se fushata për promovimin e efiçiencës dhe energjisë ndikon në kthime në investime.

Drejtori i fondit të emergjencës dhe energjisë Admir Shala tha se fushata ka për qëllim të ndihmojë komunat dhe bizneset që duan të investojnë.

“Për herë të parë në rajonin tonë ky fond ka për qëllim të ndihmojë komunat dhe shpresojmë që ky investim do të kthehet shumëfish”, tha Shala.