FKEE po ofron subvencionimin me vlerën më të madhe deri më tani në Republikën e Kosovës, për pronarët e shtëpive individuale. Përmes projektit “ZBATIMI I MASAVE TË EFIÇIENCËS SË ENERGJISË PËR SHTËPITË INDIVIDUALE TË BANIMIT”, FKEE ka mundësuar subvencionim 45%, jo më shumë se 5500 euro, për implementim të masave: izolim i jashtëm, i kulmit dhe ndërrim i dyerve e dritareve. Mbi 3300 aplikime janë pranuar dhe mbi 2000 kanë marrë letrat e para-aprovimit. Buxheti prej 10 milionë euro për jetësimin e këtij projekti, është dhënë nga Bashkimi Evropian përmes Qeverisë së Republikës së Kosovës.