Shkolla “Emin Duraku” në Shtime është një nga objektet që përfiton nga aplikimi i masave për efiçiencë të energjisë nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.
Përfundimin e punimeve në këtë objekt e përuruan Drejtori Menaxhues z.Ahmet Ismaili dhe Kryesuesi i Bordit të KEEF-it së bashku me kryetarin e Komunës së Shtimes z.Qemajl Alium dhe donatorët Ministren e Ekonomisë znj.Artane Rizvanolli znj.AnnaCarin Platon – Zyra e BE-së dhe znj. Elene Imnadze – Banka Botërore. Renovimet përfshijnë termoizolimin e mbështjellësit, ndërrimin e dritareve dhe dyerve me ato efikase PVC dhe ndërrimin e ndriçuesve me ndriçim efikas – LED.
Shuma e investimit është mbi 198 mijë euro, ndërsa përfitues të drejtpërdrejtë janë mbi 720 nxënës dhe staf të kësaj shkolle.