Drejtoreshë Menaxhuese
Rreth Njomzës
Njomza Hoxha është emëruar Drejtore Menaxhuese e FKEE-së në shkurt, 2026. Hoxha, sjell me vete përvojë të gjerë profesionale në fushën e financave publike, menaxhimit financiar, auditimit si dhe qeverisjes institucionale dhe korporative. Ajo ka ushtruar role mbikëqyrëse në sektorin bankar përfshirë angazhimin në komitete në nivel bordi të auditimit të brendshëm, menaxhimit të rrezikut, dhe teknologjisë së informacionit. Gjatë karrierës së saj, ajo ka qenë e përfshirë në projekte të rëndësishme të reformave financiare, këshillimit dhe menaxhimit në sektorin publik dhe privat, përfshirë projekte për efiҫiencë të energjisë dhe energjisë së ripërtëritshme të financuara nga partnerë ndërkombëtarë si Banka Botërore, USAID dhe LuxDev duke kontribuar në përmirësimin e sistemeve të menaxhimit financiar, rritjen e transparencës dhe forcimin e qeverisjes së mirë në institucionet publike në nivel lokal dhe qendror. Hoxha është vlerësuese e ҫertifikuar e pronave të paluajtshme dhe ka përgatitje universitare në banka, financa dhe kontabilitet, përfshirë edhe studime pasuniversitare në këtë fushë.
