Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) njofton se në tremujorin e fundit të vitit do të shpallë 𝐭𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦 për përfitim nga investimi në masa të efiçiencës së energjisë në deri 𝟒𝟎𝟎 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐬𝐚 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞 në nivel lokal dhe qendror, në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Ky është projekti më i madh i këtij lloji në vend, i cili do të realizohet nga FKEE në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Përfitimi nga ky projekt do të kufizohet për:
- 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐬𝐭𝐨𝐤𝐮𝐧 𝐞 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐬𝐚𝐯𝐞 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞 sipas kërkesave të mëhershme nga FKEE. Deri më tani raportet nuk janë dorëzuar nga: Novobërda, Ranillugu, Fushë Kosova, Dragashi, Shtërpca, Kllokoti, Zubin Potoku, Zveçani, Leposaviqi dhe Mitrovica e Veriut.
- 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐛𝐨𝐫𝐱𝐡𝐞 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐅𝐊𝐄𝐄-𝐬𝐞̈ nga projektet e kaluara (kthimet e rregullta të investimit nga skema kthyese, pagesat e tarifave dhe bashkëfinancimi për ndërtesat sociale).
Për këtë arsye:
- Ftohen të gjitha komunat që nuk kanë raportuar stokun e ndërtesave publike, ta bëjnë këtë 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞̈ 𝟐𝟓 𝐠𝐮𝐬𝐡𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟓.
- Ftohen komunat me borxhe aktive ndaj FKEE-së që t’i likuidojnë ato 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐮𝐚𝐣𝐢𝐧 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟓.
Vetëm institucionet që plotësojnë këto kushte do të kenë të drejtë të aplikojnë në thirrjen e ardhshme publike.
Për detaje, na shkruani në info@fkee-rks.net.