Në takimin e zhvilluar mes ministres së ekonomisë znj. Artane Rizvanolli dhe Kryetarit të Bordit të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) z.Lum Mita, u bë transferimi i mjeteve në vlerë prej 1 milion euro për përmirësimin e masave për efikasitet në janë autorizuar shkollat fillore dhe të mesme, ndërtesat e mjekësisë familjare dhe objektet tjera komunale.
Projekti kap gjithsej 18 milionë euro investim dhe bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore. Qeveria e Kosovës ka ndarë dhe ka kontribuar 3 milionë euro për këtë projekt.
Në takim u diskutua për zhvillimin e mëtejshëm të modaliteteve të financimit në sektorin e efiçiencës së energjisë që mbulon sektorin rezidencial dhe atë privat. Palët ranë dakord që efikasiteti i energjisë duhet të luajë një rol të rëndësishëm në transformimin energjetik të Kosovës që do të parashihet në Strategjinë e Energjisë.