Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në partneritet me GIZ kanë bërë lansimin e kampanjës “Miqtë e Energjisë” për nder të Ditës Ndërkombëtare të Efiçiencës së Energjisë.
Kjo kampanjë organizohet në kuadër të projektit “Promovimi i efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtërira të energjisë në Kosovë” që ka për qëllim mbështetjen e Kosovës drejt zbatimit më të hovshëm të masave të efiçiencës së energjisë dhe arritjen e synimeve sipas Planit të Veprimit për efiçiencën e energjisë.
Drejtori Ekzekutiv i INDEP-it, Burim Ejupi, tha se fushata për të promovuar efikasitetin dhe energjinë ndikon në kthimin e investimeve.
Drejtori i Fondit për Emergjencë dhe Energji, Admir Shala tha se fushata synon të ndihmojë komunat dhe bizneset që duan të investojnë.
“Për herë të parë në rajonin tonë ky fond synon të ndihmojë komunat dhe shpresojmë që ky investim të kthehet shumëfish”, tha Shala.