Drejtori Menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë z. Ahmet Ismaili, sot ka nënshkruar Marrëveshjen për Shërbimet e Energjisë me Kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni. Kjo marrëveshje përfshin zbatimin e masave për efiçiencë energjetike në shkollën “Abaz Ajeti” dhe investimi i saj kap vlerën e 350 mijë eurove.
Disa nga masat e efiçiencës energjetike që do të zbatohen në këtë shkollë përfshijnë: termoizolimin e mbështjellësit të ndërtesës, ndërrimin e dritareve dhe dyerve, zëvendësimin e ndriçimit me ndriçim efikas LED dhe vendosjen e bojlerit me pelet.
Numri i përfituesve të drejtpërdrejtë nga ky investim i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë është 1200 persona, ndërsa ky projekt mbështetet nga Zyra e BE-së në Kosovë, Banka Botërore dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.