Fillojnë punimet në objektet përfituese të Projektit Komunal për Efiçiencë të Energjisë

  • Fkee
  • Blog
  • Lajmet
  • Fillojnë punimet në objektet përfituese të Projektit Komunal për Efiçiencë të Energjisë

Kanë nisur punimet në objektet e para të përzgjedhura të PKEE për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë. Përfitues të këtij projekti janë objektet në pronësi të komunave të cilat kanë aplikuar në thirrjet publike të FKEE-së për përmirësimin e efiçiencës së energjisë̈ në ndërtesat e tyre publike dhe në sistemet e ndriçimit të rrugëve. Kapitali prej 15 milion eur do të përdoret për financimin e këtyre masave në infrastrukturën publike komunale, përkatësisht në shkolla, qendra të kujdesit shëndetësor dhe të gjitha ndërtesat që administrohen nga Komunat e Kosovës. Projekti mbështetet nga Banka Botërore, Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.

Bëj një Koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë të shënuara*