Driton Hetemi është drejtori i ri menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.
Hetemi ka përvojë të dëshmuar në menaxhim dhe zbatim të projekteve, duke mbajtur pozita menaxhuese për mbi një dekadë. Për 16 vjet me radhë, ka ndërtuar ekspertizë në banka dhe financa, zhvillimin e produkteve, menaxhimin e projekteve, përpunimin e të dhënave, menaxhimin e risqeve, zhvillimin e biznesit dhe relacioneve me publikun.
Studimet universitare, Hetemi i ka përfunduar në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut, në drejtimin Administrim Biznesi, ndërsa ka marrë titullin MBA në Menaxhment të Përgjithshëm në Universitetin e Sheffield-it, nga City College në Greqi. Krahas studimeve, Hetemi ka edhe një mori trajnimesh nga institucione kredibile vendase dhe ndërkombëtare, me fokus në menaxhim të burimeve njerëzore, menaxhim të mjedisit dhe financa.
Aktualisht është edhe anëtar i Bordit të Transmetuesit Publik të Republikës së Kosovës (RTK).