Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë është afër finalizimit të investimeve në një numër të konsiderueshëm të projekteve, në kuadër të implementimit të masave të efiçiencës së energjisë në objektet publike komunale. Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian, Banka Botërore dhe Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ka për qëllim arritjen e objektivave shtetërore për kursimin e energjisë dhe rritjen e eficiencës duke lehtësuar jetën e qytetarëve. Disa nga këto projekte do të inaugurohen në ditët në vijim.
Ndër masat të cilat janë aplikuar në këto objekte janë: renovim i thellë i ndërtesave publike si shkolla, shtëpi shëndeti, objekte kulture, çerdhe, etj., duke përfshirë mbështjellëset termike të objektit (ndërrimin e dritareve, ndërrimin e dyerve, izolimi i objektit dhe kulmit), sistemit të ngrohjes (vendosja e pompave termike dhe kaldajave me pelet), vendosja e ndriçimit, si dhe masa tjera efiçiente.
Fotografitë e mëposhtme paraqesin dinamikën e zhvillimit të punimeve aktualisht në këto projekte.
ShMU “Hysen Trepeza” – Viti
ShFMU “Dëshmorët e Drenicës” – Drenas
ShFMU “Eqrem Ҫabej” – Mitrovicë