Ndahen çmimet për fituesit e Konkursit Kombëtar “Ide të ndritshme për një të ardhme të gjelbër”

  • Fkee
  • Blog
  • Lajmet
  • Ndahen çmimet për fituesit e Konkursit Kombëtar “Ide të ndritshme për një të ardhme të gjelbër”

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, të premten ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Konkursin e parë Kombëtar për Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta me temën “Ide të ndritshme për një të ardhme të gjelbër”

Përgjatë një muaji, FKEE ka pranuar qindra punime në tri kategoritë e përcaktuara në garë, prej të cilëve komisionet vlerësuese kanë përzgjedhur nga tri punime fituese.

Në kategorinë ese, me titull Një e nesërme më e gjelbër – Vizioni im për Efiçiencën e Energjisë dhe Energjinë e Ripërtëritshme”, janë shpërblyer nxënësit:

  1. Erion Muliqi, Prishtinë
  2. Reina Hasanaj, Pejë
  3. Sara Kryeziu, Prizren

Në kategorinë instalacion kreativ “Shpikja ime e qëndrueshme”, u përzgjodhën punimet e nxënësve:

  1. Aldin Bushi, Hani i Elezit
  2. Qëndresa Ismajli, Vushtrri
  3. Alina Selmanaj, Deçan

Në kategorinë vepër artistike, me temën “Energjia për të ardhmen – Një Shprehje Krijuese”, fitues dolën:

  1. Leart Ismajli, Vushtrri
  2. Merisa Pushkolli, Vushtrri
  3. Yllka Haxholli, Prishtinë

Kjo iniciativë synon të frymëzojë nxënësit e rinj në mbarë Kosovën për të menduar në mënyrë kreative dhe të qëndrueshme për të ardhmen e energjisë.

Drejtori menaxhues i FKEE-së, Driton Hetemi, theksoi se misioni i Fondit shkon përtej projekteve infrastrukturore, ai përfshin edukimin e brezave të rinj dhe konkursi është shembulli më i bukur i këtij misioni.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke uruar fituesit, u kujtoi nxënësve që ata janë ndryshimi që mund ta bëjnë në familjet e rrethin e tyre dhe në të ardhmen ndikimi i tyre mund të rritet në pozita vendimmarrëse për shtetin.

FKEE falënderon komisionet vlerësuese, veçanërisht anëtarët e jashtëm, piktoren e njohur Zake Prelvukaj, këshilltaren për energji në GIZ, Meral Hallaqi, gazetarin Uran Haxha dhe specialisten për relacione me publikun Edona Bajçinca, për kontributin e çmueshëm në vlerësimin e punimeve.

Bëj një Koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë të shënuara*