FKEE nënshkruan 73 Marrëveshje për Shërbime të Energjisë

  • Fkee
  • Blog
  • Lajmet
  • FKEE nënshkruan 73 Marrëveshje për Shërbime të Energjisë

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë tashmë ka nënshkruar gjithsej 73 Marrëveshje për Shërbime të Energjisë me 22 Komuna të Republikës së Kosovës.

Përmes këtyre marrëveshjeve, në aplikimin e masave të eficiencës do të përfitojnë: objekte komunale, shkolla fillore dhe të mesme, qendra të mjekësisë familjare, objekte të zjarrfikësve, qendra kulturore, institucione parashkollore, salla të sportit dhe ndriçime publike.

Shuma totale e këtyre investimeve është mbi 10mil euro, ndërsa së shpejti do të fillojnë edhe punimet nëpër objektet përfituese të projektit.

Bëj një Koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë të shënuara*