Vazhdon nёnshkrimi i Marrёveshjeve pёr Shёrbime tё Energjisё nga Pako 3

Nё vijim tё nёnshkrimit tё marrёveshjeve pёr shёrbime tё energjisё me Komunat pёrfituese nga pako e re e investimeve, Drejtori Menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë Z.Ahmet Ismaili dhe Kryetari i Komunёs sё Rahovecit Z. Smajl Latifi kanё nënshkruar katёr (4) Marrëveshje për Shërbime të Energjisë për katёr (4) objekte shkollore të komunës sё Rahovecit.

Investimet në masat e nevojshme te efiçiencës në objektet e poshtёshenuara arrijnë vlerën prej 450 mijё euro, ndërsa pritet të përfundojnë brenda vitit 2023.

Shkollat pёrfituese nё kёtё projekt i cili mbёshtetet nga Zyra e BE-sё nё Kosovё, Banka Botёrore dhe Qeveria e Republikes sё Kosovёs janë:

  1. ShFMU "Rilindja",
  2. ShFMU "Gëzim Hamza - Piktori",
  3. ShFMU "Dëshmorët e Zatriqit”,
  4. ShFMU "Faik Konica".