Takimi i Drejtorit Menaxhues të FKEE-së me Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani

 

 

Drejtori Menaxhues i FKEE-së Z. Admir Shala në takimin e mbajtur me Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani dhe nën Kryetaren Znj. Arbërie Nagavci informoi për punën, projektet dhe planet e FKEE-së. Znj. Osmani shprehu gatishmërinë për bashkëpunim si dhe mbështetjen e saj për Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. Pas komunave edhe institucioni më i lartë në vendin tonë shprehu interesimin për përkrahje duke dëshmuar kështu që Kosova angazhohet në ruajtjen e energjisë dhe mjedisit.