"ShMU 1" në Vushtrri, njëra nga shkollat përfituese të investimit të FKEE
Fondi i Kosovës për Efiҫiencë të Energjisë vizitoi "ShMU 1" në Vushtrri e cila është njëra nga shkollat përfituese të investimit në masa të efiҫiencës së energjisë. Izolimi termik i mbështjellsit, zëvendësimi i ndriçimit me ndriçim efiçient LED, instalimi i kaldajës me pelet dhe ulluqet janë vetëm disa nga masat nga të cilat kanë përfituar më shumë se 690 nxënës e mësimdhënës ndërsa investimi në këtë objekt mbërrin shumën e më shumë se 198.000eur. Falenderojmë komunën e Vushtrrisë për bashkëpunimin e tyre si dhe donatorët tanë, Zyrën e BE-së në Kosovë, Bankën Botërore dhe Qeverinë e Kosovës.