Rizvanolli autorizon transferimin e 1 milion eurove për mbështetje të Fondit Kosovar për Efiçiencë të Energjisë

Në takimin e mbajtur ndërmjet Ministres së Ekonomisë Znj. Artane Rizvanolli dhe Kryesuesit të Bordit të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) Z. Lum Mita, u autorizua transferi i mjeteve në shumë prej 1 milion euro për përmirësim të masave të efiçiencës në shkolla fillore dhe të mesme, ndërtesa të mjekësisë familjare dhe objekte të tjera komunale.

Projekti në total kap shumën 18 milion euro investime dhe bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore. Qeveria e Kosovës për këtë projekt ka ndarë dhe kontribuar me 3 milionë euro.

Në takim u diskutua për zhvillimin e mëtutjeshëm mbi modalitetet e financimit në sektorin e efiçiencës së energjisë duke mbuluar sektorët rezidencial dhe sektorin privat. Palët u dakorduan që efiçienca e energjisë duhet të ketë rol të rëndësishëm në transformimin energjetik të Kosovës që do të parashihet në Strategji të Energjisë,