Punëtori me menaxherë të energjisë së komunave
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka zhvilluar një punëtori me menaxherë dhe përfaqësues të komunave partnere të projektit për aplikimin e masave për efiçiencë të energjisë. Gjatë kësaj punëtorie janë dhënë propozimet finale dhe janë bërë të gjitha diskutimet e nevojshme lidhur me Marrëveshjen për Shërbime të Energjisë. Në këtë takim përfaqësuesit e komunave u njoftuan për së afërmi për të gjitha të drejtat dhe obligimet që rrjedhin nga kjo marrëveshje.