Procesi i përzgjedhës së projekteve për zbatim të masave të EE në objekte shume banesore sociale në pronësi komunale, i shpallur me thirrje publike me datë 7 Prill 2023 është përmbyllur. Bazuar në aplikimet e komunave, si dhe pas vlerësimit të Komisionit përkatës, janë përzgjedhur gjithsej 31 objekte banesore sociale në gjithsejte 14 komuna të Republikës së Kosovës.
Procesi i zbatimit të masave për Efiçiencë të Energjisë (punimeve) do të nise pas përfundimit të proceseve paraprake të auditimit energjetik dhe dizajnit të detajuar.
Këto masat do të zbatohen në bashkëpunim me Komunat përfituese, përmes modelit të bashkëfinancimit, sipas të cilit model Fondi do të kontribuojë me mjete pa kthim me 90% të investimit, kurse Komunat me vetëm 10% të vlerës së investimit.
Kjo masë për sektorin rezidencial po zbatohet sipas Planit të Zbatimit për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës së energjisë, financuar nga BE në vlerë totale prej 75 milionë euro, përmes Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Lista e projekteve të përzgjedhura dhe komunat përfituese i gjeni bashkëngjitur.