FKEE nënshkruan 71 Marrëveshje për Shërbime të Energjisë

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë tashmë ka nënshkruar gjithsej 71 Marrëveshje për Shërbime të Energjisë me 22 Komuna të Republikës së Kosovës. Përmes këtyre marrëveshjeve, në aplikimin e masave të eficiencës do të përfitojnë: objekte komunale, shkolla fillore dhe të mesme, qendra të mjekësisë familjare, objekte të zjarrëfikësve, qendra kulturore, institucione parashkollore, salla të sportit dhe ndriçime publike.  Shuma totale e këtyre investimeve është mbi 10mil eur, ndërsa së shpejti do të fillojnë edhe punimet nëpër objektet përfituese të projektit.