Miratohet Projekt Propozimi ‘Masat e Efiçiencës së Energjisë në Sektorin Rezidencial dhe Privat’
Është mbajtur mbledhja e 5-të e Komisionit për Planifikim Strategjik nën kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës ku u miratua propozimi i Ministrisë së Ekonomisë për aplikim në kuadër të raundit të 26-të të asistencës teknike të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF), për masat e efiçiencës së energjisë në sektorin rezidencial dhe atë privat.
Ky projekt propozim parashihet të koordinohet nga Zyra e Kryeministrit deri në dorëzim të aplikacionit për asistencë teknike nga grantet investuese të WBIF, ndërsa më tutje do të menaxhohet nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE).