Masa të reja të efiҫiencës së energjisë në ShFMU "Jusuf Gërvalla" në Negroc të Drenasit
Në kuadër të vizitave përuruese të projekteve të investuara nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, ShFMU "Jusuf Gërvalla" në Negroc të Drenasit ishte njëra ndër objektet përfituese, prej të cilave përfitojnë drejtpërdrejt mbi 250 nxënës e mësimdhënës të kësaj komune.Izolimi termik i mbështjellësit, ndërrimi i dritareve dhe dyerve, zëvendësimi i ndriçimit me ndriçim efiçient LED, instalimi i kaldajës me pelet ishin disa prej masave te zbatuara, në shumë të investimit prej mbi 90,000 Euro.
Përurimin e punimeve në këtë shkollë e bëri Drejtori Menaxhues i FKEE-së Z. Ahmet Ismaili me bashkepunetorë, Nën Kryetari i Komunës së Drenasit Z. Arben Shala së bashku me Drejtorin Komunal për Arsim Z. Muhamet Gjoka si dhe zyrtar të tjerë të komunës së Drenasit.
Falënderojmë donatorët tanë Zyrën e BE-së, Bankën Botërore dhe Qeverinë e Kosovës, si dhe komunën e Drenasit për bashkëpunimin dhe zbatimin me sukses te këtij projekti.