Lansimi i projekteve fotovoltaike në Mamushë
Kemi kënaqësinë të njoftojmë se me mbështetjen e BE-së, Bankës Botërore dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, është realizuar projekti fotovoltaik në katër objekte në komunën e Mamushës, të cilat përfshijnë Kuvendin Komunal, Objektin e Administratës, Gjimnazin “Ataturk” dhe shkollën “Anadolu”, një investim ky prej 45,652€.
Qëllimi i këtij projekti është të zvogëlojë varësinë e konsumit të energjisë elektrike nga rrjeti elektrik për këto ndërtesa dhe në të njëjtën kohë të promovojë përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe energjisë së pastër. Para zbatimit të projektit është kryer një studim fizibiliteti, i cili ka rezultuar se prodhimi nga sistemi fotovoltaik në Kuvendin Komunal do të mbulojë 73% të konsumit të saj të energjisë elektrike. Kjo do të thotë se vetëm 27% e energjisë elektrike do të konsumohet nga rrjeti elektrik i operatorit të sistemit të shpërndarjes.
Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të praktikave të qëndrueshme dhe reduktimit të emetimeve të karbonit. Duke përdorur burimet e rinovueshme të energjisë, ne jo vetëm që mund të reduktojmë ndikimin mjedisor të aktiviteteve tona, por edhe të kontribuojmë në zhvillimin e një shoqërie më të qëndrueshme.