Komuna e Malishevës përfituese e pakos së tretë të investimeve të FKEE-së
Nё vijim tё nёnshkrimit tё marrёveshjeve pёr shёrbime tё energjisё me Komunat pёrfituese nga pako e re e investimeve, Drejtori Menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë Z. Ahmet Ismaili dhe Kryetari i Komunёs sё Malishevёs Z. Ekrem Kastrati kanё nënshkruar katёr (4) Marrëveshje për Shërbime të Energjisë për katёr (4) objekte tё komunës sё Malisheves.Palestra e Sporteve "Habib Zogaj" dhe tri shkolla: "Ibrahim Mazreku" në Malishevë, "Lasgush Poradeci" në Kijevë dhe "Labinot Krasniqi" në Mirushë janё ndёrtesat nё tё cilat do tё aplikohen masat e nevojshme tё efiçiencës. Shuma investime pёr kёto projekte kap shifrёn prej 1 milion euro, ndёrsa pritet qё 1262 persona tё pёrfitojnё direkt nga kёto investime tё Fondit tё Kosovёs pёr Efiçiencë tё Energjisё.