Inaugurimi i masave për efiҫiencë të energjisë në shkollën fillore "Shaban Shala" në Podujevë
Me prezencën e Drejtorit Menaxhues Z. Ismaili, Kryetarit të Komunës Z. Bulliqi dhe përfaqësuesve të donatorëve: Ministrja e Ekonomisë znj. Rizvanolli në emër të Qeverisë së Kosovës, AnnaCarin Platon në emër të BE dhe Elene Imnadze në emër të Bankës Botërore, u përuruan masat për efiҫiencë të energjisë të investuara nga Fondi i Kosovës për Efiҫiencë të Energjisë në shkollën fillore "Shaban Shala" në Podujevë të financuara nga BE, Banka Botërore dhe Qeveria e Kosovës. Nga ky investim do të përfitojnë direkt mbi 1200 nxënës dhe mbi 60 mësues, duke synuar uljen e konsumit të energjisë me 74%, ose 290 MWh në vit.Ju jemi mirënjohës dhe falënderues donatorëve, Bordit të Drejtorëve dhe stafit të FKEE-së, komunës së Podujevës dhe kontraktorëve të përfshirë për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre ndaj këtij projekti të përfunduar me sukses.FKEE aktualisht po zbaton masat e efiҫiencës së energjisë në mbi 70 projekte, duke përfshirë 3 projekte të paneleve diellore (PV) dhe 3 ndriçime rrugore në 22 komuna të Kosovës, duke synuar arritjen e kursimeve prej 18 GWh në vit ose 64% të kursimeve totale të pritura. Numri i përfituesve të drejtpërdrejtë të këtyre projekteve vlerësohet të jetë mbi 32 mijë persona.