Masa të reja të efiҫiencës së energjisë në komunën e Shtimes

 Shkolla “Emin Duraku” në Shtime është njëra ndër objektet e rradhës që ka përfituar nga aplikimi i masave për efiçiencë të energjisë nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Përfundimi i punimeve në këtë objekt u përurua nga Drejtori Menaxhues Z. Ahmet Ismaili dhe Kryetari i Bordit Z. Enis Spahiu së bashku me Kryetarin e Komunës Z. Qemajl Aliu, si dhe donatorët Ministren e Ekonomisë Znj. Artane Rizvanolli, Znj. AnnaCarin Platon – nga Zyra e BE-së si dhe Znj. Elene Imnadze – nga Banka Botërore. Renovimet përfshijnë termoizolimin e shkollës, ndërrimin e dritareve dhe dyerve PVC si dhe zëvendësimin e trupave ndriçues jo efiçiente me ato LED.

Shuma e investimit është mbi 198 mijë euro, ndërsa përfitues të drejtpërdrejtë janë mbi 720 nxënës dhe staf i kësaj shkolle.