Hapet Thirrja Publike për Aplikim për përfitim në masa të efiçiencës së energjisë në ndërtesat shumë-banesore sociale në pronësi të komunave në Kosovë

 Kemi kënaqësinë të njoftojmë para Kryetarëve të Komunave, në prezencë të Kryeministrit Z. Kurti, Ministrave Znj. Rizvanolli, Z. Murati, Z. Krasniqi dhe  përfaqësuesit të BE në Kosovë Z. Bianchiardi, Drejtori Menaxhues i FKEE Z. Ismaili ka paraqitur masat e efiçiencës së energjisë për zbatimin e Projektit Emergjent ky projekti synon përmirësimin e kursimit të energjisë dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve në ndërtesat sociale shumë-banesore në pronësi të komunave në Kosovë.

Projekti është pjesë e Pakos Emergjente për Energji, e financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit të IPA-s, të aranzhuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila po ashtu ka miratuar Planin e Veprimit, plan i cili nën masën 3, ia delegon FKEE-së përgjegjësinë për zbatimin e tij.

Masat për ndërtesat shumë banesore (banim social), do të zbatohen në bashkëpunim me Komunat e Republikës së Kosovës, përmes modelit të bashkëfinancimit, me të cilin Fondi do të kontribuojë me mjete pa kthim me 90% të investimit, kurse Komunat me vetëm 10% të vlerës së investimit. Kjo është hera e parë që një institucion vendor zbaton masa të tilla në sektorin rezidencial në Kosovë.

Me këtë rast, në takimin e organizuar për këtë qëllim, është hapur edhe zyrtarisht Thirrja Publike për Aplikim nga Komunat e Republikës së Kosovës.

Falënderojmë Bashkimin Evropian dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për mundësimin e këtij projekti, ndërsa mirëpresim bashkëpunimin e komunave në realizimin e projektit me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta në nivel vendi.

Ftohen të gjitha komunat e interesuara që t’i dorëzojnë aplikacionet e tyre, sipas Thirrjes Publike të paraqitur në linkun më poshtë, e cila do të jetë e hapur deri më datë 17 Prill 2023.