Finalizohen punimet në ShFMU "Eqrem Çabej" në Mitrovicë

Në kuadër të projekteve për zbatimin e masave të efiҫiencës së energjisë në Komunat e Republikës së Kosovës, prezantojmë projektin ku kanë përfunduar punimet ShFMU "Eqrem Çabej" në Mitrovicë.

Përmes investimit nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, është realizuar mbështjellja termike e ndërtesës (izolimi termik i mureve, instalimi i dritareve efiçiente si dhe izolimi termik i kulmit), sistemi i ngrohjes qëndrore si dhe ndërrimi i trupave ndriçues ekzistues me trupa ndriçues efiçientë.

Vlera e përgjithshme e investimit në këtë shkollë kalon 180 mijë euro.

Ky investim është bërë me përkrahje të Zyrës së Bashkimit Evropian, Bankës Botërore dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.