Fillon nёnshkrimi i Marrёveshjeve pёr Shёrbime tё Energjisё me Komunat pёrfituese nga pako e re e investimeve pёr vitin 2023

Drejtori Menaxhues i Fondit tё Kosovёs pёr Efiҫiencё tё Energjisё Z. Ahmet Ismaili, sot ka nёnshkruar Marrёveshjen pёr Shёrbime tё Energjisё me Kryetarin e Komunёs sё Gjilanit Z. Alban Hyseni. Kjo marrёveshje pёrfshin zbatimin e masave tё efiҫiencёs sё energjisё nё shkollёn “Abaz Ajeti” dhe investimi i saj arrinё shumёn prej 350 mijё eurove.

Disa nga masat e efiҫiencёs sё energjisё tё cilat do tё implementohen nё kёtё shkollё pёrfshijnё: izolimin termik tё kulmit dhe objektit nё tёrёsi, ndёrrimi i dritareve dhe dyerve, instalimi i kaldajёs me pelet dhe ndёrrimi i valvulave si dhe zёvendёsimi i trupave ndriҫues nga ata jo efiҫient nё trupa ndriҫues efiҫiente – LED.

Numri i pёrfituesve direkt nga ky invesim i Fondit tё Kosovёs pёr Efiҫiencё tё Energjisё ёshtё 1200 persona, ndёrsa ky projekt mbёshtetet nga Zyra e BE-sё nё Kosovё, Banka Botёrore dhe Qeveria e Republikёs sё Kosovёs.