645 mijë euro investim në masa të efiçiencës së energjisë në komunën e Drenasit

Drenasi ёshtё komuna e radhёs pёrfituese e pakos se re tё investimeve nё masa tё efiҫiencёs sё energjisё. Nё takim me Kryetarin e kёsaj komune Z. Ramiz Lladrovci u nёnshkruan pesё (5) marrёveshje pёr shёrbime tё energjisё pёr pesё (5) objekte: ShFMU "Migjeni", "Shote Galica", "24 Korriku", "Shaban Polluzha" si dhe Ambulancën e Mjekësisë Familjare në fshatin Nekoc.

Fondi i Kosovёs pёr Efiҫience tё Energjisё do të investoj më shumë se 645 mijë euro në renovimin e këtyre objekteve me masa efiҫiente: termoizolimi i mbështjellësit te ndërtesave (izolimi termik i mureve, dritare efiçiente si dhe izolimi i kulmit), ndërrimi kaldajës ekzistuese me atë efiçiente, pastrimin e rrjetit gypor, montimin e valvolave termostatike dinamike duke siguruar temperatura të brendshme sipas normave të kërkuara, si dhe punët elektrike qe përfshijnë ndërrimin e trupave ndriçues jo efiçient ne ato efiçient (LED).

Ky investim mbështetet dhe financohet nga Donatorët:

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë 

Banka Botërore

Qeveria e Rep. së Kosovës