Kanë nisur punimet në objektet e para të përzgjedhura të PKEE për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë. Përfitues të këtij projekti janë objektet në pronësi të komunave të cilat kanë aplikuar në thirrjet publike të FKEE-së për përmirësimin e efiçiencës së energjisë në ndërtesat e tyre publike dhe në sistemet e ndriçimit të rrugëve. Kapitali prej 15 milion eur do të përdoret për financimin e këtyre masave në insfrastrukturën publike komunale, përkatësisht në shkolla, qendra të kujdesit shëndetësor dhe të gjitha ndërtesat që administrohen nga Komunat e Kosovës. Projekti mbështetet nga Banka Botërore, Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë tashmë ka nënshkruar gjithsej 73 Marrëveshje për Shërbime të Energjisë me 22 Komuna të Republikës së Kosovës.
Përmes këtyre marrëveshjeve, në aplikimin e masave të eficiencës do të përfitojnë: objekte komunale, shkolla fillore dhe të mesme, qendra të mjekësisë familjare, objekte të zjarrëfikësve, qendra kulturore, institucione parashkollore, salla të sportit dhe ndriçime publike.
Shuma totale e këtyre investimeve është mbi 10mil eur, ndërsa së shpejti do të fillojnë edhe punimet nëpër objektet përfituese të projektit.