Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, si një institucion i rëndësishëm, i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm është themeluar me miratimin Ligjit për Efiçiencën e Energjisë (Nr. 06 / L-079), për të arritur objektivat e Republikës së Kosovës në Efiçiencën e Energjisë për të nxitur, mbështetur dhe zbatuar masa të efiçiencës së energjisë, si dhe për të tërhequr dhe menaxhuar burime financiare në mënyrë që të financojë dhe zbatojë projekte investive në fushën e efiçiencës së energjisë në mënyrë të qëndrueshme.