Njoftim

21.4.20
Bordi i Drejtoreve te Fondit te Kosoves per Eficience te Energjise ne mbledhjen e mbajtur me date 10.04.2020 pas perpilimit te listes se ngushte nga Komisioni per perzgjedhjen e propozimeve me te mira per Logo duke u bazuar ne Konkursin e dates 07.02.2020 ka vendosur sikurse ne vijim:
Read more
BE-ja mbështet efiçiencën e energjisë në Kosovë me 9.4 milionë euro, duke krijuar vende pune për të zvogëluar ndikimin negativ të virusit COVID 19 në ekonomi

BE-ja mbështet efiçiencën e energjisë në Kosovë me 9.4 milionë euro, duke krijuar vende pune për të zvogëluar ndikimin negativ të virusit COVID 19 në ekonomi

18.4.20
Marrëveshja për grantin prej 9.4 milionë euro nga IPA 2017 u nënshkrua dje nga BE-ja dhe qeveria e Kosovës, me Bankën Botërore si administrues i besuar. Implementimi i projektit do të fillojë sapo  të tejkalohet situata me përhapjen e virusit COVID-19 dhe do të kontribuojë zvogëlimit të ndikimit të tij negativ në ekonomi. Ky grant do të përdoret nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë si kapital për financimin e zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në infrastrukturën publike komunale, përkatësisht në shkolla, qendra të kujdesit shëndetësor, spitale etj dhe do të krijojë vende pune në sektorin e ndërtimtarisë. 
Read more
Lansohet kampanja “Miqtë e Energjisë” nga INDEP dhe GIZ

Lansohet kampanja “Miqtë e Energjisë” nga INDEP dhe GIZ

8.3.20
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në partneritet me GIZ kanë bërë lansimin e kampanjës “Miqtë e Energjisë” për nder të Ditës Ndërkombëtare të Efiçiencës së Energjisë. Kjo kampanjë organizohet në kuadër të projektit “Promovimi i efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtërira të energjisë në Kosovë” që ka për qëllim mbështetjen e Kosovës drejt zbatimit më të hovshëm të masave të efiçiencës së energjisë dhe arritjen e synimeve sipas Planit të Veprimit për efiçiencën e energjisë. Drejtori ekzekutiv INDEP, Burim Ejupi tha se fushata për promovimin e efiçiencës dhe energjisë ndikon në kthime në investime. Drejtori i fondit të emergjencës dhe energjisë Admir Shala tha se fushata ka për qëllim të ndihmojë komunat dhe bizneset që duan të investojnë. “Për herë të parë në rajonin tonë ky fond ka për qëllim të ndihmojë komunat dhe shpresojmë që ky investim do të kthehet shumëfish”, tha Shala.
Read more
17 MILIONË EURO PËR KURSIMIN E ENERGJISË

17 MILIONË EURO PËR KURSIMIN E ENERGJISË

8.3.20
Kosova është vendi i parë në rajon që ka themeluar Fondin Kosovarë për Efiçiencë të Energjisë me një buxhet prej 17 milionë euro. Ky fond ka për qëllim tu dal në ndihmë komunave në rinovim e objekteve publike.
Read more
Kosova Lanson Fondin për Efiçiencë të Energjisë

Kosova Lanson Fondin për Efiçiencë të Energjisë

9.3.20
Kosova bëhet vendi i parë në Ballkanin Perëndimor me fond për efiçiencë të energjisë. Fondi i Efiçiencës së Energjisë është lansuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik me përkrahje të Bankës Botërore dhe Bashkimit Evropian. Ky fond është krijuar si rezultat i miratimit të ligjit për Efiçiencë të Energjisë në nëntor të vitit 2018. Për këtë fond Qeveria e Kosovës ka ndarë €1 milion, ndërsa Banka Botërore dhe BE-ja kanë zotuar €10 milion. Nataliya Apostolova, udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë në konferencën e mbajtur sot ka thënë se Kosova ende përballet me sfida si furnizimi i qëndrueshëm me energji, dhe se efiçenca e energjisë është alternativa e vetme e qëndrueshme, e cila rrit sigurinë dhe qëndrueshmërinë e furnizimit me energji, krijon vende pune dhe përmirëson mjedisin. “Është e rëndësishme që reformat në sektorin e energjisë në Kosovë të ecin në përputhje me Traktatin e Komunitetit të Energjisë dhe me MSA-në, me qëllim të integrimit gradual në tregjet e energjisë të Evropës. Efiçienca e energjisë ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet në qendër të fokus të BE-së në Kosovë. Në të kaluarën BE ka ndarë mbi €19 milion për zbatimin e masave të efiçencës së energjisë në ndërtesat publike. Ne presim që Fondi do të plotësoj stafin me ekipin profesional në 2 muajt e ardhshëm, në mënyrë që të mund të fillojë zbatimin e projekteve të efiçencës së energjisë në ndërtesat publike. Është shumë e rëndësishme që shkollat, kopshtet, qendrat shëndetësore të përfitojnë nga Fondi në Kosovë”, ka thënë Apostolova. Marco Mantovanelli, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën ndër tjera ka thënë se Kosova kryeson sa i përket energjisë efiçiente në Ballkan. Ai gjithashtu shtoj që investimet e deri tashme nga BE dhe Banka Botërore në lidhje me efiçiencë të energjisë kishin fokus ndërtesat publike dhe në të ardhmen parashihet të ngritën edhe në nivelin e sektorit privat. Foto: European Union Office in Kosovo 
Read more